Aksident i rëndë në rrugën Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Cërrik-Mollas pranë fshatit Selvijas në Shqipëri. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona. Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me aksidentin./A2Cnn