10:32, 21 Gusht 2019

Dy persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnjë, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnjë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila raporton se ka shoqëruar shtetasin E.Gj dhe po kryen veprimet procedurale për arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë