Aksident i rëndë në Itali, vdes 10-vjeçari shqiptar NULL NULL 27.09.2020 11:46 27.09.2020 11:46 Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 10-vjeçari shqiptar ka ndodhur në mesnatë në Itali, ndërsa babai i fëmijës ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Aksidenti ndodhi në Petritoli, Fermo. 40-vjeçari shqiptar banues prej shumë vitesh në Itali ishte duke udhëtuar së bashku me djalin me një “Fiat Panda” në momentin që humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga. Makina u përplas me një mur dhe u përmbys, ndërsa rezultoi fatale për djalin e 40-vjeçarit që si pasojë e goditjeve humbi jetën në vend. Mediat italiane theksojnë se përplasja ishte aq e fortë sa fëmija doli nga makina, ndërsa i ati u bllokua duke u nxjerrë kur mbërriti zjarrfikësja në vendin e ngjarjes, Abc News përcjell Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët 13 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila: S'jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje 15 minuta më parë