Aksident i rëndë në hyrje të autostradës së Prizrenit NULL NULL 06.10.2024 10:54 06.10.2024 10:54 Aksident trafiku, foto ilustruese Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradën në Prizren. Në redaksinë e Klankosova.tv lexuesit kanë dërguar edhe pamje ku shihet një automjet i rrokullisur. Në vendin e ngjarjes shihet edhe autoambulanca, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast. Klankosova.tv ka pyetur në policinë e Prizrenit lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.