Lajmet e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mëngjes të së premtes, në afërsi të Zonës Industriale.
Sipas pamjeve të dërguara në Klankosova.tv, dyshohet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë për të marrë konfirmim zyrtar lidhur me rastin dhe detaje të tjera.