AKR mbështet bizneset, AAK hallexhinjtë me pronat e PDK premton park të ri (VIDEO)

AKR mbështet bizneset, AAK hallexhinjtë me pronat e PDK premton park të ri (VIDEO)

NULL NULL
1 week më parë

Për t’i bindur qytetarët që t’i votojnë kandidatët që po synojnë të udhëheqin kryeqytetin edhe sot qëndruan në lagje të ndryshme të Prishtinës.

Kandidati i PDK-së Uran Ismaili premtoi se do ta bëjë parkun qendror të kryeqytetit.

Park jo, por një zyre ndihmëse për bizneset investuese nga jashtë do ta krijojë Gëzim Mehmeti i AKR-së, nëse i fiton votat për kryetar të kryeqendrës kosovare.

Këtë premtim ai e dha pas takimit që pati me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

E kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, premtoi zgjidhje për telashet pronësore të banorëve të lagjes “Kodra e Trimave”.

Kandidatët për të parin e Prishtinës nga Vetëvendosja, LDK-ja, Fjala dhe Partia Balliste të mërkurën nuk zhvilluan takimet me qytetarë me prani te mediave.