AKR-ja në koalicion me AAK-Nisman?

AKR-ja në koalicion me AAK-Nisman?

4 vjet më parë

Përfaqësuesit e AAK-së dhe të “Nismës” ia kanë hapur dyert AKR-së së Behgjet Pacollit për ta përfshirë në koalicion, shkruan gazeta Zëri.

Madje, përfaqësuesit e këtyre partive nuk e kanë përjashtuar mundësinë e takimeve me AKR-në për të ecur bashkërisht në procesin e ardhshëm qeverisës.

AAK-ja dhe Nisma kanë thënë se ka gjasa të jetë biseduar në këtë drejtim.

Përfaqësues të këtyre dy partive opozitare kanë deklaruar se i kanë dyert e hapura për AKR-në dhe për partitë e tjera të vogla për të ecur bashkërisht në procesin qeverisës.

Ndërsa, para pak ditësh lideri i këtij subjekti politik, Behgjet Pacolli, tha se i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë i vetmi prej opozitës që është treguar konstruktiv.

Ndërkaq në një prononcim për gazetën Zëri ai ka dhënë vija të kuqe vetëm për PDK-në dhe LDK-në.

Shkrimi i plotë në Gazetën Zëri

klankosova.tv