AKR-ja e pakënaqur me rezultatin në Prishtinë: Fituam 7 përqind për asamblistë

AKR-ja e pakënaqur me rezultatin në Prishtinë: Fituam 7 përqind për asamblistë

NULL NULL
1 month më parë

Nënkryetari i AKR-së Selim Pacolli në një konferencë për media ka thënë se kjo parti në zgjedhjet e sotme ka fituar 7 përqind për Kuvend Komunal.

Pacolli theksoi se pavarësisht rezultatit final, i cili do të dalë nga këto zgjedhje, do ta pranojnë si rezultat.

“Ne jemi duke i ndjekur nga afër të gjitha rezultatet të cilat kanë dalë nga Qendra e Numërimit të KQZ-së, rezultate këto të cilat janë të përafërta edhe nga terreni. Dua që t’i falënderojmë të gjithë qytetarët e komunës sonë të cilët ushtruan të drejtën e votës dhe na dhanë besimin. Ky rezultat akoma nuk është final. Këto janë të dhënat të cilat ne i posedojmë nga 71 kuti gjithsej të numëruara nga 238 sosh, që neve na nxjerrin diku afër 7 përqind në nivel të komunës së Prishtinës, në këtë rast për asamblist”.

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR-ja, Gëzim Mehmeti, tha se nuk janë të kënaqur me rezultatin, por theksoi se do të vazhdojnë të punojnë për kryeqytetin.

“Nuk jam i kënaqur me rezultat, mirëpo e respektojmë shumë vullnetin e qytetarëve të Prishtinës. Me rëndësi është qyteti i Prishtinës, me rëndësi Prishtina. Do të vazhdojmë punën tonë dhe asnjëherë nuk ndalemi për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve. Do të jemi pjesë e asamblesë ku sipas rezultateve jemi njëjtë qysh kemi qenë në 2017”.

AKR-ja në rezultatin preliminar të KQZ-së nuk ka fituar më shumë se 1.89 përqind./ KP