18:13, 24 Shkurt 2017

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në kongresin e IV-të zgjedhor të kësaj partie ka thënë se ky kongres i frymëzon të gjithë që kanë vullnet për ndryshim.

“Kongreset e partive janë shpesh ngjarje të mërzitshme, si filma të zakonshëm që jemi të detyruar t’i shikojmë, por kongresi i AKR-së besoj që nuk është ashtu. Është një tubim frymëzues ku njerëzit e vullnetit të mirë mblidhen për qëllime madhore”.

Pacolli është shprehur se partia e tij ka plane për ta zbutur varfërinë në vend, njofton Klan Kosova.

“Armiku më i madh i Kosovës është skamja, shpeshherë na pengon të jemi të lirë. AKR është partia me program të qartë, AKR-ja është hartuar për të luftuar varfërinë”.

Ai është shprehur se AKR nëse do i fitonte zgjedhjet, ka plane konkrete se si ta luftojë varfërinë.

“Unë besoj që tani në Kosovë, ka ardhur koha për liberalizim të vërtetë. Të qenit liberal nuk lidhet me fisnikëri ndaj ndonjë ideologjia, por me dashurinë për lirinë dhe barazinë”.

“Ne kemi diçka të shenjt, e kemi rininë e do të punojmë për Kosovës, që në një mënyrë ose në tjetër të krijojmë një perspektivë”.

“AKR-ja ka vetëdije të ecë përpara. Ne kërkojmë ndryshimin, kërkojmë barazi për qytetarët tanë, ne kërkojmë barazi për çdo kund dhe për secilin”.

Ai ka treguar hapat konkret që do t’i marr partia e tij në rast që do të fitojë në zgjedhje.

“Ne do të rrisim të hyrat buxhetore minimum dy herë dhe do të dyfishojmë të hyrat. Do të reformojmë administratën publike, duke i zëvendësuar ata me njerëz profesionit”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë