AKR dhe Nisma në koalicion NULL NULL 23.08.2019 09:53 23.08.2019 09:53 AKR e Behgjet Pacollit ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor me Nisman Socialdemorkate që drejtohet nga Fatmir Limaj. Burime të Klan Kosova brenda AKR mësojnë për arritjen e kësaj marrëveshje. Ende nuk është konfirmuar kjo, mirëpo për në orën 11:00, këto burime kanë njoftuar se do të mbahet një konferencë ku pritet që të zyrtarizohet marrëveshja. “Gjithçka do të qartësohet në ora 11:00”, ka thënë përmes telefonit Fatmir Matoshi, pa konfirmuar se për çfarë saktësisht është thirrur konferenca nga ana e tyre. E përplotësuar “Ju njoftojmë që sot, me datë 23.08.2019, duke filluar nga ora 11:00, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli dhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për Media”, thuhet në njoftimin e dërguar për media. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë