Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AKP transferon rreth 107 milionë euro në Buxhetin e Kosovës

NULL NULL
15.04.2019 17:04

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 106.800.00 milion eurosh.

AKP me transferimin e fundit në Buxhetin e Republikës së Kosovës deri më tani ka transferuar në total shumën prej 326 milion euro, transmeton Klan Kosova.

Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 45 në shumën totale prej rreth 9.5 milion eurosh. Në këtë shitje AKP ka ofruar 98 asete për të cilat ka pranuar 148 oferta.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.