Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AKP-ja edhe 1.5 milionë punëtorëve

NULL NULL
05.05.2015 16:34
AKP-së ka bërë shpërndarjen edhe të 1.5 milion të 20 % për punëtorët e 5 Ndërmarrjeve Shoqërore.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpërndarë edhe 1.5 milionë të 20% për 624 punëtorët e  Ndërmarrjeve Shoqërore “Drenica” në Drenas, KB “Ferizaj” në Ferizaj, N.Sh “Ekonomia e Pyjeve” në Vushtrri, N.Sh “Gjeravica” në Deçan, N.Sh Auto Moto “Starti” në Gjakovë.

Sipas AKP-së, transferi i këtyre fondeve, për ndërmarrjen “Drenica” tashmë është realizuar kurse për 4 të tjerat ky transfer do të bëhet së shpejti në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Deri më tani, kjo agjenci ka shpërndarë mbi 100 milionë euro për rreth 44 mijë ish punëtorë të NSh-ve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.