Akisdentohen dy makina në Fier, dy të plagosur NULL NULL 04.04.2025 13:42 04.04.2025 13:42 Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik mesditën e së premtes në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, në Fier. “Rreth orës 11:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti me drejtues shtetasin E. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë dy pasagjere, shtetaset F. H. dhe Sh. H., të cilat kanë shkuar në spital për kryerjen e ekzaminimeve, raporton A2CNN. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident ajror, helikopteri bie në lumin Hudson, gjashtë pasagjerë të vdekur (VIDEO) 10/04/2025