Akil Gjakova i pesti në Grand Slam të Azerbajxhanit NULL NULL 11.05.2019 16:16 11.05.2019 16:16 Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka zënë vendin e pestë në garën Grand Slam e cila është duke u zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit. Këtë e ka bërë të ditur trajneri, Driton Kuka, i cili ka thënë se Grand Slam janë garat e nivelit më të lartë në Kupat Botërore kualifikuese për Tokyo 2020, transmeton Klan Kosova. “Në luftë për medalje, Akili humbi nga nën-kampioni Olimpik Orujov. Në ketë luftë ai nuk ishte në nivel të duhur dhe besoj që forma e tij do vijë aty ku sivjet e kemi të rëndësishme: në Lojërat Evropiane në Minsk muajin tjetër”. “Nesër garon Loriana dhe do ketë punë të vështirë duke marrë parasysh shortin ku do ndeshet me francezen Malonga qysh në ndeshjen e dytë, nëse e kalon anglezen Katiejemima”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të trajnerit Kukan ë Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.