Akil Gjakova e nis me fitore Kampionatin Botëror NULL NULL 15.06.2025 13:10 15.06.2025 13:10 Xhudisti Akil Gjakova, e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest. Rundin e pare, ai e kaloi pa luftë, derisa të dytin pati punë me rumunin, Ioan Dzitac. Në këtë përballje, Gjakova pati vështirësi, teksa iu deshën vazhdimet për ta mposhtur me waza-ari rumunin, transmeton Klankosova.tv. Në raundin tjetër, xhudisti kosovar do të përballet me brazilianin, Daniel Cargnin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.