Akil Gjakova e nis mbarë Grand Slamin e Turqisë NULL NULL 01.04.2023 08:53 01.04.2023 08:53 Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka filluar në mënyrë fantastike garën në Grand Slamin që po mbahet në Antalia të Turqisë. Gjakova triumfoi në raundin e parë ndaj meksikanit Gilberto Cardoso me Waza-Ari, në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në raundin e dytë, Gjakova do të përballet me ukrainasin, Vladyslav Kazimirov. Ndryshe, sot do të ndeshet edhe Dardan Cena, në të njëjtën kategori. /Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.