Akil Gjakova dhe Flaka Loxha e përfundojnë garën në Botërorin e xhudos - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Akil Gjakova dhe Flaka Loxha e përfundojnë garën në Botërorin e xhudos

NULL NULL
09.05.2023 14:14

Akil Gjakova shënoi dy fitore në Kampionatin Botëror të xhudos, për t’u ndalur në raundin e tretë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Paraqitja e sotme e Akilit, vlerësohet e suksesshme, pasi mori edhe 320 pikë olimpike që e mbajnë në garë për kualifikim në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sot garoi edhe Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore, për t’u ndalur në të dytën. Ajo mori 240 pikë olimpike, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ndërkohë, kampionia olimpike, Nora Gjakova, po e vazhdon rrugën drejt medaljes botërore, në kategorinë deri në 57 kilogramë.