AKI nuk e informoi MPB-në për Kumanovën NULL NULL 18/05/2015 18/05/2015 Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni kanë nisur raportimin e tyre pranë Komisonit për Punë të Brendshme lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë. Me këtë rast, Hyseni tha se u keqinterpretua, kur tha se di gjithçka për ngjarjet e Kumanovës. “Policia dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë pranuar as edhe një informacion nga AKI’ tha ai Madje Hyseni duke kërkuar që institucionet e Maqedonisë të lejojnë hetim ndërkombëtar për incidentin e armatosur në Kumanovë tha se ministria me të cilën ai udhëheq nuk ka pasur asnjë informacion se mund të ndodhte ajo çka ka ndodhur. “Që prej 21 prillit kur ka ndodhut incidenti i Gushicës, MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për ta siguruar kufirin” shtoi më tej ai, transmeton Klan Kosova/Klan Kosova.
Lajme Divizioni Ajror i SHBA-së dërgohet në Evropë pasi Kremlini thotë se Rusia e NATO janë në luftë 4 minuta më parë
Kosova Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira (FOTO) 22 minuta më parë
Kosova ‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës 30 minuta më parë