AKB: AKP-ja dëmton investitorët, mashtron Kuvendin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AKB: AKP-ja dëmton investitorët, mashtron Kuvendin

NULL NULL
16/05/2015
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se në kohën kur vendi ka më së shumti nevojë për investime të huaja, Agjencitë të cilat veprojnë në Kosovë kanë dëmtuar rëndë ekonominë me procedura joprofesionale e burokratike duke krijuar imazh negative.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka thënë se në kohën kur vendi ka më së shumti nevojë për investime të huaja, Agjencitë të cilat veprojnë në Kosovë kanë dëmtuar rëndë ekonominë me procedura joprofesionale e burokratike duke krijuar imazh negative.

“AKP-ja dëmton investitorët vendor dhe të huaj, mashtron kuvendin me raporte të veta për privatizim dhe ndal investimet direkte të huaja të planifikuara nga investitorë të huaj në Kosovë.” ka thënë Shahini.

Sa i përket punësimit, sipas raportit thuhet se blerësi i ka punësuar 1850 punëtorë nga 14.443 të zotuar. Këtu duket jopresionalizimi sepse as që është lexuar kontrata e blerësit me AKP-në.

Skender Krasniqi, nënkryetar i AKB-së ka shpjeguar kërkesën e AKP-së për investimet dhe se sipas tij investitori i ka përmbushur zotimet e kërkuara me kontratë.

“Shuma e kërkuar ka qenë 16 milionë e 200 mijë, kompania i ka investuar 26 milionë, do të thotë është diferencë e madhe “, ka thënë Krasniqi.

Burim Piraj, nënkryetari  tjetër i AKB-së, ka thënë se AKB-ja ka gjetur fakte lidhur me raportimin që ka bërë AKP-ja në rastet e privatizuesve të cilët sipas tij janë dëmtuar.

“Në lidhje me privatizimin që i është raportuar Kuvendit në të cilat mashtrime me studime dhe hulumtime që i ka bërë Aleanca Kosovare e Bizneseve janë gjetur fakte dhe janë gjetur shumë dokumentacione të cilat e dëshmojnë se privatizuesit kanë qenë të dëmtuar dhe investitorët e huaj kanë qenë të dëmtuar”, ka thënë ai.