Akademia e Pediatrisë në SHBA u rekomandon qytetarëve vaksinimin sezonal NULL NULL 05.09.2018 15:30 05.09.2018 15:30 Megjithëse gjendemi ende teknikisht në verë, ekspertët thonë se është koha të fillojmë të mendoni për marrjen e vaksinës suaj të gripit. Të hënën, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) lëshoi rekomandimet e saj për vaksinat e gripit për sezonin 2018-19 duke thënë se të gjithë fëmijët nën moshën gjashtë muaj duhet të vaksinohen para fundit të tetorit, njofton Klan Kosova. Ky vendim vjen pas një sezoni të gripit veçanërisht fatal për fëmijët vitin e kaluar që rezultoi me pothuajse 180 të vdekur nga virusi. Derisa pediatrët në SHBA kanë dhënë dritën jeshile për të kryer vaksinimin e gripit për sezonin 2018-19, në Kosovë ende askush nga zyrtarët shëndetësorë nuk kanë dalur me ndonjë njoftim rreth këtij veprimi për paralajmërime të mundshme për viruset. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 20 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 21 orë më parë