Ajrorët lëndojnë tre rusë, gabimisht (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ajrorët lëndojnë tre rusë, gabimisht (VIDEO)

NULL NULL
21.04.2023 20:52
Ajroret

Qyteti rus Belgorod afër Ukrainës u dridh mbrëmjen e së enjtes.

Një raketë ra në vendbanimin me 400 mijë banorë të cilët besuan në fillim se u sulmuan nga ushtria e Volodymyr Zelesnkyt.

Por, në fakt ishin vetë forcat ajrore ruse që aksidentalisht lëshuan mjetin shpërthyes duke lënduar tre nga qytetarët e vetë.

Fluturimet ushtarake mbi qytet u bën shqetësim i madh për banorët.

“Ishte një  goditje e papritur, unë kërceva ,dhe dola me vrap,   kur pash të afërmit e mi të gjithë ishte shtrirë  përtokë ” deklaroi Svetlana Popova, banore në Belgorod

Pos të lënduarve nga ky sulm kjo shkaktoi traumë të rëndë tek të moshuarit.

Një grua e moshuar u sëmur, presioni i gjakut u rrit shumë. Ajo u shtrua në spital dhe tani ndodhet nën mbikëqyrjen mjekësore. Faleminderit Zotit nuk ka të vdekur” tha Vyacheslav Gladkov, Guvernatori rajonal i Belgorodit

Menjëherë pas shpërthimit, komentatorët rusë dhe blogerët ushtarakë shpiken shumë teori se çfarë arme kishte përdorur Ukraina për sulmin. Shumë nga ta kërkuan një ndëshkim e hakmarrje.

Megjithatë një orë më vonë, Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një armë e hedhur aksidentalisht nga një prej bombarduesve të saj Su-34.