“Ajo ishte 12 e unë 30 vjeç”, komenti i Bidenit që po trondit internetin (VIDEO) NULL NULL 24.09.2022 12:20 24.09.2022 12:20 Presidenti amerikan Joe Biden është bërë sërish lajm me komentin e tij të fundit për një miqësi që kishte me një vajzë 12-vjeçare kur ai ishte 30 vjeç. Sipas Fox News, udhëheqësi demokrat të premten po mbante një fjalim në Shoqatën Kombëtare të Arsimit, sindikata më e madhe e mësuesve në vend, kur ai me sa duket njohu një grua në turmë dhe ndaloi komentet e tij mbi ndryshimin e klimës për ta vënë në dukje atë. “Duhet të më përshëndesni”, tha Biden në mes të fjalimit. “Ne kthehemi shumë prapa. Ajo ishte 12 vjeçe, unë 30. Por gjithsesi, kjo grua më ndihmoi të bëja shumë”, shtoi presidenti amerikan. Biden nuk tha se për çfarë po i referohej, mirëpo audienca e mësuesve dhe anëtarëve të sindikatave qeshën dhe brohoritën me fjalët e Presidentit. Megjithatë, në rrjetet sociale, disa përdorues të internetit i panë komentet e tij shqetësuese. Ndërsa disa përdorues e quanin atë “rrëqethës”, të tjerët thjesht mbetën të habitur se për çfarë mund t’i referohej miqësisë së tij me një 12-vjeçare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila: S'jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje 2 minuta më parë
Kosova Konjufca kundër LVV-së: S'duhet të bllokohet krijimi i komisioneve hetimore të opozitës 13 minuta më parë