Ajeti ia dorëzon letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ajeti ia dorëzon letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës

NULL NULL
04.03.2023 14:40
Faruk Ajeti

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ia ka dorëzuar letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian, duke thënë se kjo për të është nder i madh.

Ajeti tha se Danimarka ka qenë dhe do të mbetet një përkrahëse e fuqishme e rrugës euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

“I gëzohem bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës”, shkroi Ajeti në Twitter, transmeton Klankosova.tv.