Ajdini për anulimin e Ligjit të Pagave: Punëtorit dhe intelektualit i ka mbetur ta marrë rrugën e mërgimit NULL NULL 30.06.2020 23:43 30.06.2020 23:43 Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka thënë se kjo federatë e ka pasë vetëm një shpresë – rritjen e pagave. Anulimi i plotë i Ligjit të Pagave nga Gjykata Kushtetuese, sipas tij mund të çojë në protesta dhe greva, njofton Klan Kosova. “Gjykata Kushtetuese e ka nxjerr një ligj të papjekur sepse askund në tërësi nuk mund të hidhet një ligj kur grupet parlamentare kanë punuar disa muaj dhe sindikalistët, megjithatë gjykata e ka hedhur si të pabazë”. “Me rëndësi ka qenë që të futet një ligj si bazë e pagesave të mjeteve themelore. Sot gjykata shpresën e punëtorëve e ka hedhur poshtë. Gjykata na ka thirrur që çështjet t’i shprehim në rrugë”. “Nesër do të kërkoj bisedë me Kryeministrin Avdullah Hoti dhe do t’i kërkojmë për riparimin e kësaj situate, përndryshe sindikalistët nuk do të rrinë duarkryq. Punëtorit i ka humbur shpresa edhe intelektualit që të qëndrojë në atdhe, por ta marrë çantën dhe të ikë në rrugën e mërgimit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë