Ajay Banga, president i ri i Bankës Botërore NULL NULL 04.05.2023 12:25 04.05.2023 12:25 Drejtorët ekzekutivë të Bankës Botërore kanë përzgjedhur Ajay Banga për president të ri të këtij institucioni. Banga do të ketë mandat pesëvjeçarë, që do të nisë nga 2 qershori 2023, njofton KlanKosova.tv. Ai ka shërbyer më së gjati në pozitën e zëvendëskryetarit të General Atlantic. Paraprakisht ka qenë president dhe drejtor ekzekutiv në Mastercard, organizatë botërore me afërsisht 24 mijë punëtorë. Banga po ashtu ka qenë kryetar nderi i Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, ku ka shërbyer në vitet 2020-2022. Ai ka lindur në Indi dhe ka bartur edhe pozita të tjera përgjatë karrierës së tij. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Ekonomi BE-ja kritikon Poloninë dhe Hungarinë për pezullimin e importeve të drithit nga Ukraina 2 months