Air India me rekord porositjesh së aeroplanëve të rinj NULL NULL 14.02.2023 18:31 14.02.2023 18:31 Air India ka porositur 470 aeroplanë të ri. Ky është një rekord i regjistruar në industrinë e aviacionit, ku kjo kompani transporti ajror synon të bëhet faktor global më i madh. Kryetari N Chandrasekaran ka thënë se porositë nga Airbus i Evropës dhe Beoing me bazë në ShBA do të moderinozjnë flotën e linjës ajrore dhe do ta ndihmojnë atë në zgjerojë “në mënyrë dramatike”, rrjetin e saj. Në fund të vitit është paraparë që avioni i parë të hyjë në shërbim. “Air India është në një udhëtim të gjatë transformimi”, ka shtuar Chandrasekaran. “Kjo porosi është në hap i rëndësishëm në realizimin e ambicineve të Air India… për të ofruar një shërbim të nivelit botëror për udhëtarët global”.