Ahmeti: Takimi Thaçi-Vuçiq pa legjitimitet ligjor e politik NULL NULL 09.11.2018 13:58 09.11.2018 13:58 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për takimin që u mbajtë mbrëmë në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini në Bruksel. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky takim është i treti takim pa mandat dhe paltformë dhe pa legjitimitet ligjor e politik, njofton Klan Kosova. Kryetari i PSD-së i bëri thirrje urgjente Kuvendit të Kosovës që të arrijë një marrëveshje për të mandatuar një ekip gjithëpërfshirës shtetëror në këtë proces tepër sfidues e të rëndësishëm për Kosovën. Ja postimi i plotë i Ahmetit: Takimi i tretë në mes të Thaçit dhe Vuçiqit është takimi i tretë pa mandat dhe pa platformë. Pra edhe ky takim ishte pa legjitimitet ligjor e politik. Për më shumë është takimi i tretë publik i Thaçit pa transparencë e raportim. Kuvendi i Kosovës duhet që urgjentisht të arrijë marrëveshje për rrugën përpara. Kosova duhet ta draftojë platformen dhe ta mandatojë ekipin gjithëpërfshirës shtetëror në këtë process tepër sfidues e të rëndësishëm për Kosovën. Në kohën kur Serbia po bëhet gjithnjë e më agresive, e Thaçi gjithnjë më jolegjitim e jotransparent, duhet urgjentisht ta vendosim procesin në binarë demokratik e institucional. Takim të katërt të tillë nuk duhet të ketë! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024