14:39, 15 Korrik 2020

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, është deklaruar pë media pasi ka hedhur votën e tij.

Ahmeti pret që partia e tij të jetë fituese ndaj absolute në kombin shqiptar.

“Tani, nëse nuk e thyeni heshtjen zgjedhore unë mund të flas edhe për këtë temë, por dihet që ne kemi punuar mjaftë, kemi shpjeguar mjaftë opsionet tona, platformat tona, dhe unë pres që të jemi fitues absolut në kombin shqiptar”.

I pari i BDI-së shtoi se qeveria e re duhet të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar, ka theksuar se fituesit e zgjedhjeve kanë përgjegjësi që të përmbushin standardet për përshpejtim të rrugës drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane.

“Këto zgjedhje janë të një rendësi të veçantë do të thosha, nëse mbyllem deri tash procese shumë të rëndësishme për vendin dhe rajonin, paqen, stabilitetin e sigurinë, tani po hapim një faqe të re në historinë e këtij vendi për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, me çka forcat fituese në këtë vend kanë përgjegjësi historike që të përmbushin standardet të cilat na ofrojnë dhe përshpejtojnë rrugën drejtë anëtarësimit evropian”.

Ahmeti ka shtuar se ky është një moment i rëndësishëm për rritjen e standardit të njerëzve, për arsim më cilësor e shëndetësi më të përparuar.

“Është një mandat që forcave që do të fitojnë në këto zgjedhje sigurisht që u del një punë e madhe që të mos i zhgënjejnë qytetarët por sa më parë këto pritje edhe të përmbushen, dhe ja shumë optimist se nëse punohet me përkushtim dhe punohet me zemër sigurisht që do të arrihet”.

Ahmeti ka bërë thirrje për respektim të rregullave të institucioneve shëndetësore, lidhur me pandeminë Covid-19/KP.

Konkurs Pune

Lexo më shumë