Ahmeti: Prej fillimit të pandemisë, deputetët kanë marrë 2 milionë euro paga

Ahmeti: Prej fillimit të pandemisë, deputetët kanë marrë 2 milionë euro paga

NULL NULL
4 ditë më parë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se prej fillimit të pandemisë deputetët kanë marrë paga në vlerë prej 2 milionë eurosh.

“Prej fillimit të pandemisë deputetët e Kuvendit kanë marr 2 milion euro paga”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i Prishtinës, ditëve të fundit, ka qenë kritik i ashpër i masave të reja të ndërmarra nga qeveria kundër COVID-19.

Ai në vazhdimësi, që nga fillimi i pandemisë, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj sektorëve të ekonomisë, si më të goditurit nga pandemia dhe masat kufizuese.