11:17, 19 Gusht 2019

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka thënë se ka zhvilluar një takim tejet pozitiv me Isa Mustafën e LDK-së.

“Vazhduam diskutimet që kemi filluar më herët për bashkëpunimin tash edhe në prag të zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve.. Diskutuam temat që janë të rëndësishme edhe për PSD-në edhe për LDK-në sa i përket programeve qeverisëse”, ka thënë Ahmeti para gazetarëve, njofton Klan Kosova.

“Ishte takim goxha pozitiv në frymë të bashkëpunimit. Mendoj se po hapet rruga e bashkëpunimit thelbësor në mes të PSD-së dhe LDK-së”.

“I kemi të hapura të gjitha temat nga dialogu, aspektet ekonomike dhe luftimi i korrupsionit. Këto i diskutuam sot. Poashtu njoftuam njëri-tjetrin edhe për proceset e brendshme partiake”.

Sipas Ahmetit ka një pajtueshmëri mes tyre edhe për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“U dakorduam që së pari më 22 gusht të jemi të gjithë në sallë që të ndodhë shpërndarja e Kuvendit. 6 tetori po përflitet si data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Ka një gatishmëri që zgjedhjet të mbahen pra më 6 tetor”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë