Ahmeti pas takimit me Escobarin: Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit Kosovë-Serbi NULL NULL 18.03.2023 17:05 18.03.2023 17:05 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ahmeti pas takimit, përmes një statusi në Facebook tha se diskutuan mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Klankosova.tv. “Kënaqësi të takoja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe Ambasadoren e ShBA-së në vendin tonë, znj. Angela Aggeler”. “Diskutuam mbi rëndësinë jetike të zgjidhjes së kontestit mes Kosovës dhe Serbisë për stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të mbarë rajonit. Shpreha mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të ShBA-së, në të gjitha proceset e paqebërjes dhe konsolidimit demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Ali Ahmeti në takim me Gabriel Escobarin
Kosova OBSh-ja: Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri mund të shkojë në mbi 20 mijë 2 months
Kosova Lajçak: I lumtur që Kosova e pranoi propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve me Serbinë 2 months