Ahmeti nënshkruan kontratën për projektit e tatimit në pronë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti nënshkruan kontratën për projektit e tatimit në pronë

NULL NULL
07/08/2015

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka nënshkruar sot  kontratën për financimin e projektit  “Fushata për tatimin në pronë të paluajtshme”,  me përfaqësuesin  e Programit  për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS),  Norbert A.E.M. Pijls.

Ky program është financuar nga Qeveria Zvicerane dhe i zbatuar nga Helvetas Sëiss Intercooperation, Fondacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Siç bën të ditur zyra për informim e komunës së Prishtinës ky është njëri nga disa projektet e bashkëfinancuara me programin  Demos, që ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për obligimin e tyre ndaj Komunës sa i përket pagesës së tatimit në pronë.

Kontrata parasheh që i gjithë projekti të kushtojë 71,430 euro , nga të cilat 70% do të jenë grant nga Programi Demos, ndërsa 30% të shumës do të jenë financim i komunës së Prishtinës, transmeton Klan Kosova.