Ahmeti në Prishtinë: Shqiptarët s’duan kriza të reja NULL NULL 27.04.2015 17:21 27.04.2015 17:21 Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë nuk duan kriza dhe luftëra të reja, por zbatim të Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Në një konferencë të përbashkët me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, Ahmeti ka thënë se çdo dokument i pasluftës i ka vështirësitë e veta në zbatim. “Shqiptarët në Maqedoni nuk duan kriza dhe luftëra të reja, shqiptarët në Maqedoni duan jetësim dhe materializim të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, në mënyrë që sa më parë të jenë të barabartë me bashkëqytetarët e tyre maqedonas. Sigurisht se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë i lehtë zbatimi i tërësishëm dhe i menjëhershme i marrëveshjeve paqësore. Çdo dokument i pas luftës ka vështirësitë e veta. Çdo gjeneratë i ka idealet dhe idealistët e vet, por unë mendoj se tanimë ata idealistë dhe ato ideale, shqiptarët e Maqedonisë duhet t’i materializojnë, duke u anëtarësuar vendin i tyre në NATO dhe BE, duke realizuar deri në barazi të plotë në të gjitha drejtimet me bashkëqytetarët e tyre maqedonas”, ka thënë Ahmeti. Ai ka deklaruar se nuk është qëndrim i qeverisë së Maqedonisë se qytetarët e Kosovës kanë kryer aktin në Gushincë. Sipas tij ky qëndrim ëshjtë i ndonjë zyrtari individual. Lidhur me ngjarjet e fundit në ketë vend, ai ka thënë se janë duke u hetuar dhe analizuar të gjitha në detaje. Ndërsa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova mbështet një Maqedoni stabile dhe evropiane. Ai ka thënë se gjithë lidershipi politik shqiptar në gëzon mbështetje të madhe nga Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 28 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 1 orë më parë