Ahmeti: Në momentin që hapet Thesari do të kryhet pagesa për të prekurit me COVID-19 dhe bizneset

Ahmeti: Në momentin që hapet Thesari do të kryhet pagesa për të prekurit me COVID-19 dhe bizneset

NULL NULL
1 month më parë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se arsyeja e mospagesës së mjeteve për të prekurit me COVID-19 dhe bizneset është mbyllja e Thesarit të Shtetit.

Ahmeti tha në momentin që hapet Thesari, paratë do të alokohen sipas ligjit në fuqi.

“Informatë:
Komuna e Prishtines ka vazhduar me çdo pagesë sipas zotimeve që i kemi dhënë – përfshi ndihmën për të prekurit nga Covid, grantet për biznese, ndihmat bujqësore etj”.

“Pagesat (nga llogaria e Shtetit te llogaritë personale) ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilen pagesë nga Komuna. Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap”.

“Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit”.