Ahmeti: Ndarja e 100 eurove për qytetarët ka qenë për të blerë qetësi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti: Ndarja e 100 eurove për qytetarët ka qenë për të blerë qetësi

NULL NULL
1 month më parë

ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndarja e 100 eurove nga qeveria ka qenë për të blerë qetësinë.

“Qeveria ka menduar hajt t’ia japim 100 euro qytetarëve dhe blejmë qetësi deri t’i harxhojnë ato… Kanë dalë me një send më të thjeshtin të mundshëm që është 100 euro”, ka thënë Ahmeti në Rubikon.

Ahmeti foli edhe për një temë që tash e disa muaj është aktuale, shtrenjtimi i rrymës. Ai tha se edhe pas vendimit të Apelit, faturat do t’u servohen qytetarëve me rritje.

Ai shtoi se rryma është çështje e sigurisë nacionale dhe jo vetëm e kompanive private.

“Edhe pas vendimit të Gjykatës së Apelit, faturat kanë ardhur me çmime të larta… Rryma është çështje e sigurisë nacionale, asnjëherë s’është vetëm çështje e kompanive private”, njofton Klankosova.tv

Ai po ashtu tha se nuk mund të futen para në konsum kur ka rritje të çmimeve.

“Në moment të inflacionit gabim më të madh se me shti pare në ekonomi nuk ka, sepse bën presion në çmime… Nuk mundesh me shti pare në konsum kur ka rritje të çmimeve”, shtoi ai.