“Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë”.

20:56, 31 Maj 2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pa vendimit të Qeverisë në detyrë për hapjen e fazës së tretë për parandalimin e përhapjes Covid-19.

Sipas tij, Komuna ende nuk ka marrë asnjë informatë zyrtare nga niveli qendror  lidhur me rregullat, njofton Klan Kosova.

“Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.

Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situatën dhe rregullat, po shpresojmë sonte.

Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.

Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë