Ahmeti: Liberalizmi u dhemb qytetarëve sepse si shpëtim e shohin ikjen - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti: Liberalizmi u dhemb qytetarëve sepse si shpëtim e shohin ikjen

NULL NULL
18/12/2015

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook ka reaguar për rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:

“Korrupsioni e krimi i organizuar po na han si kancer, në shoqëri, në ekonomi, në politikë, në gjyqësi, në polici. E tash edhe në liberalizim. Edhe pse në këto të parat shumë më me rëndësi se sa në liberalizim, megjithatë qytetarëve kjo e dyta ju dhemb më shumë sepse shumica shpëtimin po e shohin në ikje prej këtij vendi.

Të bëhemi bashkë kundër korrupsionit, e krimit në këto institucione, e liberalizimi do të vjen sepse atëherë nuk do të kemi dëshirë me ik, por me zhvillu e me jetu në vendin tonë. Vetëm qytetarët e bashkuar mund ta rrëzojnë këtë kalbje të shtetit.

BOLL MA!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.