Ahmeti: Këtë vit Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë NULL NULL 11.02.2019 23:18 11.02.2019 23:18 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se përmbyllja e kontestit midis Shkupit dhe Athinës dhe nënshkrimi i protokollit për anëtarësim në NATO janë arritje të jashtëzakonshme. Ai ka theksuar se kontributi i BDI-së ka vulosur këto procese historike. Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, Ahmeti ka shprehur optimizëm se në këtë mandat do të fillojnë bisedimet për anëtarësim, kurse në vitin 2025 vendi mund të hyjë në BE. Ai ka vlerësuar se BDI-ja është e përgatitur për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. Ahmeti ka thënë se Maqedonisë Veriore i duhet një president i pranuar nga të gjithë. Ai ka pohuar se 2019 është vit i vendimeve të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, Ahmeti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë