Ahmeti i shqetësuar për shkak të deklaratës së Lavrovit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti i shqetësuar për shkak të deklaratës së Lavrovit

NULL NULL
20/05/2015
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti është i shqetësuar për shkak të deklaratës së ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov.

Lavrov ka thënë se zgjerimi i forcave euro-atlantike në Ballkan paraqet provokim për Rusinë.

“Para disa ditësh ai ka thënë se ngjarjet në Maqedoni janë provokuar nga NATO, BE dhe SHBA. Këtë e hedh poshtë fuqishëm, të gjithë qytetarët tanë shqiptarë dhe maqedonas dëshirojnë hyrjen në NATO”, ka thënë Ahmeti i cili reagimin e Moskës e sheh si tentim të Rusisë të rrisë ndikimin në Maqedoni.

Moska nuk do të arrijë ta bëjë këtë sepse është në kundërshtim me atë çka dëshirojnë shumica e qytetarëve në Maqedoni, ka thënë Ahmeti ndërkaq transmetojnë mediat maqedonase.