Ahmeti i rrënon garazhet, i bën parkingje NULL NULL 05.05.2015 16:59 05.05.2015 16:59 Komuna e Prishtinës ka njoftuar në kuadër të projektit për zgjerimin dhe rregullimin e hapësirave për parkim, ka planifikuar që në rrugën “Sylejman Vokshi”, në pjesën ku ndodhen garazhet, të bëhet rregullimi i këtyre hapësirave me ç’rast parashihet edhe rrënimi i garazheve. Kjo komunë përmes një kumtese për media i ka bërë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të garazheve që posedojnë dokumente për pronësi dhe leje të ndërtimit, t’i prezantojnë ato në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, e cila ndodhet në lagjen “Arbëria”, Rr: Ahmet Krasniqi, objekti i ri i Komunës, kati i II – të.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months