Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti: I kam dërguar porosi Ivanovit ta nënshkruajë Ligjin e gjuhëve

NULL NULL
18.03.2018 11:55

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Alsat, zbuloi se i ka dërguar porosi kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, mennjëherë pas votimit të dytë të Ligjit për gjuhë, në të cilën ka kërkuar nga ai të nënshkruajë ligjin.

“Zotit Ivanov i dërgova porosi të nënshkruajë këtë ligj që pas votimit të dytë. Ai nuk mundi ta tejkalojë veten dhe të jetë kryetar legjitim i gjithë qytetarëve të këtij shteti.

Me kryerjen e votimit të tretë, Ivanov ka obligim ligjor për nënshkrim të ligjit, sepse në të kundërtën ai shkel Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Vlerësojmë se tani ai mban anë politike dhe qëndrim antishqiptar.

Ligji do të hyjë në fuqi, i nënshkruar ose jo nga Ivanov”, tha Ahmeti.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.