Ahmeti e O’Connell diskutojnë për zhvillimet aktuale në Kosovë NULL NULL 28/02/2017 28/02/2017 Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahemtaj, është takuar me Ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell. Gjatë takimit , më në detaje u diskutua për zhvillimet në kuadër të procesit të Integrimit Evropian, zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalojnë institucionet dhe shoqëria e Kosovës me implementimin e MSA-së, proceset që ndërlidhen me agjendën evropiane të Kosovës, nga zhvillimi i politikave gjeostrategjike, zhvillimet në rajon dhe deri tek lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës etj. Njëkohësisht u diskutua edhe për debatin e djeshëm ku Parlamenti Evropian (PE) miratoi rezolutën për Kosovën që rikonfirmon përkrahjen për Kosovën dhe të ardhmen e sajë në familjen evropiane si pjesë përbërëse e sajë. Sikurse edhe ftesa që iu bë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të procedojnë me miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në mënyrë që edhe Parlamenti Evropian të shtyej përpara çështjen e Liberalizimit të Vizave. Ndërsa Ambasadori O’Connell i konfirmoi Ministres përkrahjen e fuqishme të Britanisë së madhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Britanisë në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme. Ambasadori O’Connell poashtu theksoi se Britania edhe përkundër vendimit për dalje nga Bashkimi Evropian do të vazhdoj të përkrahë Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërë procesin e reformave. Poashtu, se e ardhmja e Kosovës është e përbashkët me të ardhmen e rajonit në BE.
Shëndet Ekzaminimet e syve mund të ndihmojnë në identifikim për rrezik të demencës te të moshuarit 9 minuta më parë
Lajme Abazoviq: Boshkoviq dhe Konjeviq ekzekutorët politikë të destabilizimit të shtetit 51 minuta më parë
Ekonomi Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne (VIDEO) 52 minuta më parë