Ahmeti kritikon ujësjellësin NULL NULL 07.05.2015 16:01 07.05.2015 16:01 Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka drejtuar akuza ndaj ujësjellësit rajonal “Prishtina”,për vonesa në kryerjen e punëve. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka akuzuar ujësjellësin rajonal “Prishtina”, për vonesa në kryerjen e punëve në shtrirjen e rrjetit të furnizimit me ujë, e për çka thotë se prishtinasve po u humb durimi. “Qe një kohë tani nga viti i kaluar Ujësjellësi Regjional Prishtina ka filluar punimet për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit në disa lagje të Prishtinës. Kompania që e ka fituar tenderin në Ujësjellës është vonuar tepër shumë me punime. Disa herë komuna e Prishtinës ka kërkuar llogari nga Ujësjellësi mirëpo gjithmonë kemi marr arsyetimin që punimet janë vonuar sepse ka pas shumë punë”, ka thënë Ahmeti, në një postim të tij në Facebook. Sipas tij kësaj radhe ka dal edhe një problem tjetër e që janë kyçjet individuale të shtëpive të cilat ujësjellësi po thotë se nuk kane qenë të përfshira në projektin e financuar nga KfW, dhe se tani ata qytetarë nuk po pranojnë që puna të vazhdojë pa u bërë këto kyçje.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 2 months