Ahmeti: Dy javë pas masave jologjike numrat e infektimeve njëjtë ose më të rritur

Ahmeti: Dy javë pas masave jologjike numrat e infektimeve njëjtë ose më të rritur

NULL NULL
2 muaj më parë

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, po vazhdon të kritikojë masat e Qeverisë kundër pandemisë.

Ai shkroi se edhe pas dy javëve masat nuk dhanë ndonjë efekt derisa numrat e infeksioneve ose janë të njëjtë ose janë më të rritur, njofton Klan Kosova.

“Dy javë pas masave që nuk duhesh me qenë epidemiolog me kuptu që logjikisht nuk munden me pas efekt, numrat e COVID-it janë të njëjta ose më të larta se para dy jave. Ajo çka qeveria nuk duhet të bëjë është që të dyfishojë gabimet logjike të masave që edhe shkaktojnë dëme ekonomike edhe nuk kanë efekt. Duhet të zgjidhet rruva që ngadalëson virusin dhe që kompenson humbjet për një kohë të kufizuar”.

Ahmeti ka thënë se masat po shkaktojnë humbje ekonomike derisa po ju jep qytetarëve siguri, sipas tij, të rrejshme.

“Gjysmë – masat me kufi jologjik shkaktojnë humbje ekonomike, mos-zvogëlim të numrave, dhe ndjenjën e rrejshme te qytetarët që janë të sigurt. Dora gjysmë e hekurt pa kurrfarë dore të ndihmës zvogëlon besimin në institucione. Qytetarët e bizneset vazhdojnë të paguajnë taksat e dënimet. Ata po e kryejnë obligimin ndaj shtetit i cili nuk po kryen kurrfarë obligimi ndaj tyre”.