22:00, 17 Janar 2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kanë ndarë mjetet për ndërtimin e një salle të re sportive, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në buxhetin e vitit 2020, kemi ndarë mjete për ndërtimin e një salle të re sportive në kryeqytet me mbi 3 mijë ulëse. Salla është e paraparë për sportet me dorë, basketboll, hendboll, volejboll si dhe për sportet luftarake”, ka  shkruar Ahmeti.

Konkurs Pune

Lexo më shumë