Ahmeti: Dhuna nuk është zgjidhje - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti: Dhuna nuk është zgjidhje

NULL NULL
14/05/2015

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar sot në Shkup me Përfaqësuesin Special të OSBE-së për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Gerard Stoudman si dhe Komisaren e Lartë për të Drejtat e Komuniteteve, Astrid Thors.

Kryetari Ahmeti  shprehu mirënjohje për kontributin konstruktiv që ka dhënë OSBE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar në tejkalimin e situatës shumë të vështirë në Kumanovë.

Ahmeti kërkoi bashkëpunim dhe komunikim më të madh rajonal për të gjitha çështjet, sepse dhuna dhe destabilizimi nuk janë në interes të  askujt.

OSBE shprehu shqetësimin për krizën politike dhe situatën e sigurisë në vend,  dhe theksoi gatishmëri për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes.