Ahmeti dhe Veliu nuk janë kontaktuar për Gjykatën Speciale NULL NULL 09/08/2015 09/08/2015 Pas raportimit të agjencisë së lajmeve INA se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu do të jenë dëshmitarë në gjykatën speciale, këtë lajm e e ka demantuar këshilltari i vetë Ali Ahmetit, Artan Grubi. Ai ka thënë se kreu i BDI-së dhe Veliu nuk kanë pasur asnjë kontakt dhe nuk kanë të bëjnë më punët e Gjykatës Speciale. “As z. Ahmeti e as z. Veliu nuk janë kontaktuar në lidhje me Gjykatën Speciale në Kosovë. Ky lajm paraqet edhe një trillim te radhës nga këto portale”, ka thënë ai. Sipas Grubit, këto informata janë spekulime tendencioze me burime inekzistente. Ai ka thënë se tema të tilla ekzistojnë vetëm në kokën e pseudo-gazetareve konspirativ. “Këto janë gazetarët që gjithë natën mendojnë se çfarë sherri te bëjnë ditën. Gati se te gjitha shkrimet në këto 3-4 portale të Maqedonisë janë të pasakta kur behet fjale për BDI-në dhe kanë për qellim të mashtrimit. Asnjëherë nuk kërkojnë qëndrimin e zyrtarëve të BDI-së për temat te cilat i trajtojnë, por ato thirren në burime anonime, e që në fakt burimi i vetëm është mendja e tyre”, është shprehur këshilltari i Ali Ahemtit, raporton zwri.info, transmeton Klan Kosova.
Kosova “Prava Montenegro” e gatshme ta tërheq mocionin ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 3 minuta më parë
Kosova 32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës 4 minuta më parë
Kosova Ymeri (SBASHK): Nëse s’përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor (VIDEO) 4 minuta më parë