Ahmetaj: Të ulet TVSH për turizmin NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Ministri i Turizmit, Arben Ahmetaj, në një takim mbi menaxhimin e sezonalitetit të turizmit, tha se paketa mbështetëse për këtë sektor do të bëjë të mundur uljen e TVSH-së për turizmin, që ka qenë një kërkesë e përsëritur e operatorëve turistikë. “Në krahasim me konkurrueshmërinë në rajon, kam kërkuar edhe uljen e TVSH-së, që është shumë e debatueshme dhe shumë e vështirë, por besoj e domosdoshme. Do të jetë një betejë pozitive me ministrinë e Financave”, tha ministri Arben Ahmetaj. Një tjetër hap i ndërmarrë nga qeveria, tha Ahmetaj, është kërkesa e Ministrisë së Jashtme për lehtësimin e regjimit të vizave për rreth 12 vende, si Kina, vendet e Lindjes së Mesme, Rusia etj., prej të cilave vendi ka fluks të madh turistësh. Ndërsa, referuar negociimit me koncesionarin e Aeroportit “Nënë Tereza” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve, ministri tha se shumë shpejt do t’i hapet rruga funksionimit të të paktën dy aeroporteve të reja.
Lajme Në kërkim për trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut 36 minuta më parë