Ahmet Isufi: Deklarata e Thaçit për BE-në, e përçudnuar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmet Isufi: Deklarata e Thaçit për BE-në, e përçudnuar

NULL NULL
16/12/2015

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se raporti i fundit i Këshillit Europian për progresin që ka bërë Kosova për t’i përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, është i padrejtë për kosovarët.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Isufi u shpreh se padrejtësia vjen nga dy aspekte.

“Padrejtësia ndaj qytetarëve të Kosovës është në dy aspekte, ne kemi një refren të përsëritur që nga shpallja e pavarësisë se do të kemi liberalizim të vizave dhe kriteret të cilat i ka përcaktuar BE-ja për tu integruar në mekanizmat ndërkombëtarë dhe për liberalizim të vizave, s’janë përmbushur nga Kosova”. “Dy padrejtësi u janë bërë kosovarëve, nga BE-ja dhe nga vetë qeveria e tyre. Qeveria s’i ka përmbushur kriteret që i janë kërkuar, si luftimi i korrupsionit dhe krimi i organizuar”.

Sipas tij, Bashkimi Europian, është treguar i padrejtë ndaj Kosovës, për shkak se e ka shpërblyer vetëm Serbinë.

“BE-ja po i hyn në hak Kosovës. Serbia është shpërblyer dhe nuk ka pasur dialog në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë po ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë në territorin e saj me marrëveshjet e fundit”.

Ndërsa, për deklaratën e djeshme të Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thacit, ku tha se “BE-ja po e provokon rëndë Kosovën dhe se lidershipi i Brukselit është i paaftë”, Isufi u shpreh se është një deklaratë e përçudnuar.

“Deklaratat e Hashim Thaçit karshi BE-së janë të përçudnuara dhe nuk i bëjnë mirë Kosovës. Ai s’mund ta akuzojë BE-në për një proces për të cilin vet ishte përgjegjës. Ishte kryeministër për dy mandate dhe zëvendëskryeministër këtë mandat”, konkludoi Isufi.