Aheng në kohë pandemie, suspendohen dy zyrtarë policorë NULL NULL 21.04.2020 16:08 21.04.2020 16:08 Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, është suspenduar nga puna bashkë me rreshterin Avdullah Zeqiri pasi kanë thyer rregullat e vendosura për kufizim të lëvizjes në kohën e pandemisë. Lajmin për suspendimin e tyre e ka konfirmuar drejtori i Policisë, Rashit Qalaj për klankosova.tv. “Konfirmoj suspendimin e Major Amir Gërguri dhe një rreshteri”. Po ashtu, lajmin e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e PK-së që tha se dy zyrtarët policorë janë suspenduar për 72 orë dhe ndaj tyre është bërë inicimi i procedurës. Në këtë aheng të organizuar në natyrë ishte edhe vëllai i presidentit Hashim Thaçi, si dhe u.d drejtori i Burgut të Dyzit, Burim Buleshkaj, i cili po ashtu është suspenduar nga puna. Fotografia e tyre nga ahnegu është shpërndarë në rrjetet sociale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.